×
  • Lajme
  • Lajme

    Neurokirurgu kosovar: Është ofendim me na kërku mos me ikë nga Kosova një ministër që ka ardhur prej s’jashti

    Reporteri
    20 Maj 2022 | 20:52

    Doktori Talat Gjinolli thotë se po ndihen të ofenduar nga Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i cili po u kërkon të punojnë në vend dhe të mos e lënë Kosovën.

    Kirurgu kujton se ishin këta mjekë që kanë qëndruar në Kosovë deri në çlirimin e saj, dhe ka prej tyre edhe që e kanë dhënë jetën duke ndihmuar të plagosurit.

    Ndërkohë Ministri Latifi u rikthye nga SHBA për këtë pozitë në ekzekutiv. Gjatë karrierës së tij, Latifi ka punuar në universitete dhe qendra spitalore me emër në Amerikë, si Texas, Filadelfia, New York, Doha.

    “Pak është e tepruar se ne mjekët jemi këtu, nuk jemi jashtë. Ai është njëfarë lloj ofendimi për ne që jemi këtu”, tha Gjinolli në emisionin Java Sonte me Rronin në KTV.

    “Për mua që jam formuar në kohën e socializmit, në kohën e diskriminimit kur pa pagesë kam punuar jo veç unë por edhe kolegët e mi. Edhe ata nuk kanë ikur, kanë qëndruar këtu”, shtoi ai.

    “Shumica e kolegëve po ikin pas çlirimit kur nuk shohin perspektivë. Arsimimi më i gjatë profesional është i mjekut, gjashtë vjet plus specializimi, 4 vjet, 11 vjet…ti investon në dije e sene dhe nuk je as i paguar por neve na udhëheq jo vetëm paga por na udhëheq edhe kënaqësia në punë edhe shpërblimi që e shohim te buzëqeshja e pacientit”, theksoi doktori.

    “Kemi mjek që kanë qenë në luftë. Kemi mjek që kanë dhënë jetën në terren tu dhanë ndihmë pacientëve të plagosur pa menduar për vete”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!