×
  • Lajme
  • Lajme

    Neuropsikiatri Afrim Blyta apel qytetarëve: Barteni maskën, shpëtojeni vetën, ata që i doni dhe qytetarët

    Reporteri
    12 Korrik 2020 | 19:43

    Mjeku neuropsikiatër Afrim Blyta u ka bërë thirrje qytetarëve që të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të tjerëve duke mbajtur maskën dhe distancën fizike.


    Përmes një video-mesazhi, profesori i Fakultetit të Mjekësisë thotë se mbrojtja nga Covid-19 është e domosdoshme.

    Kështu, ai kërkon që të mos humbet shpresa, por të jenë qytetarët ata që do të mbrojnë vetën dhe më të dashurit e tyre.
    “A është situata e pashpresë? Jo, nuk është. Çdo gjë varët nga secili prej nesh. Është koha për sakrificë e cila nuk është as e madhe e as e mundimshme, të vendosim maska. Të vendosim maskën ashtu siç duhet, të vendosim maskën në momentin që dalim nga shtëpia, në hapësira të mbyllura dhe ambiente të hapura. Kudo në çdo moment. Të vendosim maskën të gjithë pa dallim, adoleshentë dhe të rritur dhe nëse u afrohet njeri i pa maskë t’i themi, ndalo: mos u afro. Të shpëtojmë vetën, ata që i duam më së shumti dhe bashkëqytetarët tanë”, thotë Blyta.

    Në këtë mënyrë, sipas mjeku-neuropsikiatër në Fakultetin e Mjekësisë, situata shpejt do të ndryshojë për të mirë.

     

    Numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covcid-19 deri të shtunën ka arritur në 4.715 nga 27.723 persona të dyshimtë dhe 101 viktima, njofton IKSHPK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!