×
  • Lajme
  • Lajme

    Nexhat e Fadil Demaku lirohen nga burgu

    Reporteri
    16 Prill 2021 | 21:39

    Ish-kryetari i Drenasit Nexhat Demaku si dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Fadil Demaku, janë liruar nga burgu, pas vuajtjes së dënimit për më shumë se dy vjet.


    Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i tyre Jahir Demaku.

    “Sot përfundoi edhe një padrejtësi për vëllezërit e mi. Shpresoj që shpejtë të përfundoj edhe për vllëzërit Demaj”, ka shkruar Demaku në llogarinë e tij në Facebook.

    Ish-kryetari i Drenasit Nexhat Demaku si dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Fadil Demaku ishin dërguar në burg për vuajtje dënimi, për të ashtuquajturin ‘Grupi i Drenicës’

    Veç vëllezërve Demaku me kërkesë të panelit gjyqësor të Eulex’it, dënimin vuajnë edhe vëllezërit Demaj.

    Dy vite më parë, OVL e UÇK kishte reaguar duke thënë, se për më shumë se një dekadë, ishin dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare në Kosovë, e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht ka organizuar komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Sipas tyre, edhe grupi i Drenicës ishte dënuar pa prova materiale, me vetëm një deklaratë të një pale, e që është absurd i drejtësisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!