×
  • Lajme
  • Lajme

    Nexhmedin Spahiu për Xhakën e Shaqirin: Janë produkt i Zvicrës, nuk kemi të drejtë të mburremi me ta

    Reporteri
    05 Dhjetor 2022 | 10:00

    Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri janë në vëmendjen kryesore pas ndeshjes Zvicër-Serbi.

    Dy protagonistët kryesorë të kësaj ndeshje ngjallën shumë emocion tek të gjithë shqiptarët, por pati edhe nga ata që patën kritika për dyshen kosovare.

    E para ishte Zana Avdiu, e cila e quajti “akt prej një rrugaçi”, aktin e Granit Xhakës ndaj serbëve.

    Ndërsa pas saj, ka reaguar edhe profesori Nexhmedin Spahiu, i cili thotë se nuk duhet barazuar Xhaka e Shaqiri me përfaqësuesit e kombit tonë, pasiqë siç thotë ai, “ata janë gjak i yni por nuk janë produkt i Kosovës, janë produkt i Zvicrës”.

    “Zvicra ka të drejtë të mburrret me ta e jo ne. Ne veç mund t”i gëzohemi suksesit të tyre. Ata nuk përfaqësojnë kombin tonë, por kombin zvicran. Nuk kemi të drejtë te mburremi me ta siç mburremi me trajnerin Driton Kuka , Majlinda Kelmendin, futbollistët Milot Rashica , Vedat Muriqi etj, që përfaqësojnë Kosovën. Askush nuk ka të drejtë t’i fajësojë Shaqirin e Xhakën përse nuk kanë tradhtuar Zvicrën e të luajnë për kombëtaren e Kosovës, por ata nuk mund të konsiderohen patriotë kosovarë. Patriotë zviceranë po”, ka shkruar Spahiu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!