×
  • Lajme
  • Lajme

    Nexhmi Rudari: Ekrem Hyseni, i preferuari i Degës si kandidat për kryetar të Podujevës

    Reporteri
    23 Maj 2021 | 23:03

    Ish-kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryetar të Podujevës në zgjedhjet e fundit lokale atje, Nexhmi Rudari, ka thënë se ai së bashku me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe disa të tjerë kanë mbajtur një takim ku është biseduar për çështjen e kandidatit të kësaj partie për zgjedhjet e ardhshme lokale.


    Rudari ka thënë se emri i Ekrem Hysenit është përfolur si një ndër emrat i cili do të kandidojë për të parin e Podujevës nga radhët e LDK-së.

    “Ekrem Hyseni është përfolur në këtë takim si emër për kandidat për Kryetar të Komunës së Podujeves për zgjedhjet e ardhshme lokale”, është shprehur Rudari për KlanKosova.tv.

    Tutje, Rudari thotë se e gjithë dega e LDK-së në Podujevë do ta përkrahë Ekrem Hysenin nëse ai e merr miratimin e kryesisë për të qenë kandidat për kreun e Podujevës.

    Reklamë

    Ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës ka folur edhe për qëndrimin e kryetarit të tanishëm të degës së LDK-së në Podujevë, duke thënë Agim Veliu është shprehur i gatshëm ta përkrahë çdo kandidat që e merr pëlqimin e kryesisë për të garuar në zgjedhjet lokale si kandidat i LDK-së.

    “Qëndrimi i Agim Veliut ishte se ai do ta përkrahë qoftë Ekrem Hysenin apo cilindo kandidat që e merr pëlqimin e kryesisë për të garuar në zgjedhje”, ka thënë Rudari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!