×
  • Lajme
  • Lajme

    Nezir Çoçaj përfundon intervistimin disa orësh nga Dhomat e Specializuara

    Reporteri
    27 Janar 2021 | 20:19

    Kandidati i PDK-së për deputet, Nezir Çoçaj, nga Prizreni, është intervistuar sot nga gjyqtarët e Dhomave të Specializuara për disa orë në cilësinë e dëshmitarit, në selinë e EULEX në Fushë Kosovë.


    Çoçaj e ka konfirmuar  se ai sot është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit, por nuk ka dhënë detaje më tepër.

    Çoçaj ishte ftuar ditë më parë nga Gjykata Speciale, pas bërjes publike të kandidaturës së tij për deputet të PDK-së.

    Ai ka qenë njëri nga njerëzit e parë që ju kishte bashkangjitur radhëve të Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, deri në përfundimin e luftës.

    “Posti im më i larti që kam pasur në jetë ka qenë ai posti i SHENJTË – USHTAR i UÇK-së”, kishte thënë Çoçaj, kur kishte marrë ftesën për t’u intervistuar, duke u ndjerë gjithmonë krenar për luftën e shenjtë të UÇK-së.

    Ndryshë, më 5 nëntor është konfirmuar aktakuza ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimi, të cilët tashmë po mbahen në burg në Hagë.

    Në javën e fundit Gjykata ka dërguar disa ftesa ndaj ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e në mesin e tyre edhe z. Çoçaj.

    Kujtojmë se Çoçaj tashmë është kandidat i PDK-së për deputet, ndërkaq më parë mbante pozitën drejtor i Institutit Pedagogjik të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!