×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga 30 deri në 79 vjeç – mosha e 14 viktimave të Covid-19

    Reporteri
    11 Shtator 2021 | 15:45

    14 persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur në 24 orët e fundit. 5 prej viktimave janë burra dhe 9 gra. Ministria e Shëndetësisë ka treguar edhe se të çfarë grupmosha janë viktimat.


    Bazuar në infografikën e MSH’së, një prej viktimave i takon grupmoshës 30-39 vjeç, dy viktima janë të grupmoshës 40-49, një viktimë e grupmoshës 50-59, dy viktima janë të grupmoshës 60-69 vjeç, shtatë viktima të grupmoshës 70-79 vjeç dhe një viktimë është e moshës mbi 80-vjeçare.

    Rastet e vdekjes janë të regjistruara në komunën e Prishtinës, Ferizajit, Lipjanit, Suharekës, Klinës, Vushtrrisë, Pejës, Deçanit, Gjilanit dhe Prizrenit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!