×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga 418 raste të reja pozitive, 188 janë vetëm në Prishtinë

    Reporteri
    30 Tetor 2020 | 15:09

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se në 24 orët e fundit në Kosovë janë 4 të vdekur nga COVID-19, derisa 418 kanë rezultuar pozitivë.


    Numri më i madh i rasteve të reja pozitive sërish regjistrohet në Prishtinë, gjithsej 188 sosh, shkruan Reporteri.net.

    Ndërsa rastet e tjera vijnë nga: komuna Gjakovë 32 raste, komuna Fushë Kosovë 31 raste, komuna Podujevë 28 raste, komuna Gjilan 27 raste, komuna Pejë 18 raste, komuna Deçan 16 raste, komuna Prizren 13 raste, komuna Suharekë 12 raste, komuna Lipjan 10 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Shtime 5 raste, komuna Graçanicë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Skenderaj dhe Viti.

    Numri total i rasteve pozitive është 19.328 raste nga 92.706 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 678 raste të vdekjes.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 67 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.434 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.126. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!