×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga 5 janari fillon E-testimi për patentë-shofer

    Reporteri
    29 Dhjetor 2021 | 11:42

    Ministria e Mjedisit, Planifikimit, Hapësinor, dhe Infrastrukturës, kanë lansuar E-testimin për patentë-shofer.

    Ky projekt do t’i mundësojë kandidatëve që të futën në testim dhe ta mësojnë rezultatin pa pasur nevojë të presin më gjata.

    Zëvendësministri Hysen Durmishi, ka thënë se implementimi i këtij projekti i eliminon gabimet që kanë ndodhur në të kaluarën.

    Durmishi ka bërë të ditur se nga 5 janari do të fillojë implementimi i E-testimit në shtatë qendrat regjionale të Kosovës.

    “Kjo është një reformë në njësinë e patentë-shoferëve, gjatë muajit dhjetor e kemi pas fazën testuese në gjitha qendrat regjionale dhe që në fillim të janarit do të fillojmë ne të gjitha shtatë qendrat regjionale që ta implementojmë në tërësi këtë projekt”, ka thënë ai, përcjell EO.

    Me këtë projekt, Durmishi tha se eliminohet mundësia që përmes aferave korruptive të pajiset dikush me patentë-shofer.

    “Kjo ka një rëndësi të madhe edhe për një arsye tjetër sepse tash e tutje faktori njëri pothuajse nuk është i pranishëm në pjesën teorike në provim, të gjithë kandidatët do të ulën para kompjuterëve, dhe në fund do ta kenë rezultatin dhe nuk kanë nevojë për të pritur rezultatin e stestimit dhe nuk ka më asnjë mundësi që përmes aferave korruptive të pajiset me patentë-shofer, pra eliminohet komplet faktori njëri”, tha ai, teksa shtoi se serveri i përzgjedh vet pyetjet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!