×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga e hëna mund të dilni lirisht natën, kafeteritë do të punojnë deri në ora 23:00

    Reporteri
    28 Maj 2021 | 18:49

    Qeveria e Kosovës ka miratuar me shumicë votash masat e reja antiCOVID. Ndërkohë që masat e reja do të hynë në fuqi ditën e hënë, me datën 31.


    Në kuadër të masave të reja do të hiqet ora policore dhe do të zgjatet orari i punës për gastronominë deri në ora 23:00.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë në mbledhjen e qeverisë se do të lejohet edhe lëvizja e qytetarëve pa maska kur janë vetëm dhe në ambiente të jashtme.

    “Masat do të hynë në fuqi nga e hëna me datën 31”, ka thënë Vitia.

    Sipas raportit të IKSHPK-së situatat epidemiologjike në Kosovë paraqitet e qëndrueshme me vazhdimin e uljes së rasteve pozitive, duke shënuar rënie. Qeveria cakton masa më të lehtësuara. Masat kryesore do të jenë si në vijim: Kufizimi i qarkullimit do të hiqet, megjithatë nga ora 00:00 deri në ora 05:00 nuk lejohet grumbullimi i personave në hapësira të brendshme dhe të jashtme. Zgjatja e orarit të punës së gastronomisë do të jetë deri në orën 23:00. Lejimin e lëvizjes pa maska të qytetarëve gjatë ecjes kur ata janë vet dhe në ambientet e jashtme”, tha Vitia në fjalën e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!