×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga muaji i ardhshëm 20 euro shtesat për fëmijë, Ministri Murati ka një njoftim të rëndësishëm

    Reporteri
    23 Qershor 2022 | 13:41
    Hekuran Murati, Ministër i Financave, Punës, dhe Transfereve

    Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, ka thënë se që nga muaji i ardhshëm do të fillojë zgjerimi i shtesave për fëmijë.

    Tash për tash fëmijët e lindur pas vitit 2015 i marrin nga 10 euro në muaj, ndërkaq ata që lindin gjatë kësaj kohë për dy vite rresht marrin nga 20 euro.

    “Nga muaji i ardhshëm do të vazhdojë zgjerimi i shtesave për fëmijët”, ka thënë Murati gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, të enjten.

    Pos këtij lajmi, ai i ka cilësuar “demagogë” deputetet e opozitës për shkak të Projektligjit për Tërheqjen e Trustit.

    Murati po ashtu ka thënë se i kanë ndihmuar qytetarët përmes Pakos për Ringjalljen Ekonomike.

    Po ashtu ka shtuar se sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), rritja ekonomike për tre muajt e parë të këtij viti është gati 5 për qind.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!