×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga sot fillon aplikimi për patentë-shofer ndërkombëtar

    Reporteri
    01 Tetor 2020 | 8:02

    Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga sot do të fillojë aplikimin për patentë-shoferë ndërkombëtar.


    Aplikimi do të bëhet në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente, sipas procedurave të përcaktuara në udhëzimin administrativ për përcaktimin e formës, përmbajtjes dhe procedurës së lëshimit të patentë shoferëve ndërkombëtarë në Republikën e Kosovës.

    “Aplikimi do të bëhet në të gjitha qendrat për pajisje me dokumente, sipas procedurave të përcaktuara në Udhëzimin Administrativ Nr. 08/2020, për Përcaktimin e Formës, Përmbajtjes dhe Procedurës së Lëshimit të Patentë Shoferëve ndërkombëtar në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatën e MPB-së. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!