×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga sot funksionon ujësjellësi në Deçan, këto janë kriteret për përdorimin e ujit

    Reporteri
    13 Korrik 2021 | 19:48

    Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se në takimin e mbajtur me Shtabin për Menaxhimin e Emergjencave dhe sipas rekomandimeve të IKSHPK-së, nga sot do të jetë në funksion ujësjellësi në këtë komunë.


    Ai po ashtu ka bërë një lutje për qytetarët e komunës ku ai udhëheqm që t’i zbatojnë kriteret e poshtëshënuara për përdorimin e ujit.

    “Luten të gjithë qytetarët e Komunës së Deçanit të zbatojnë kriteret e poshtëshënuara për përdorimin e ujit:

    1.Uji të shfrytëzohet vetëm për nevoja sanitare!
    2.Uji për nevoja të amvisërisë rekomandohet të përdoret vetëm pasi të vlohet!
    Këto kritere zbatohen deri në një vendim tjetër”, shkroi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!