×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga sot nis pajisja me letërnjoftime për qytetarët

    Reporteri
    04 Dhjetor 2020 | 14:13

    Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se që nga sot do të fillojë pajisja me letërnjoftime për qytetarët.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ministri i Brendshëm , Agim Veliu, ka bërë të ditur se Agjencia e Regjistrimit Civil tashmë ka arritur të sigurojë materialin për letërnjoftime duke pasur parasysh situatën me pandeminë COVID-19, shkruan Reporteri.net.

    MPB ka organizuar institucionin përkatës që pajisja e qytetarëve me letërnjoftime të bëhet brenda dy jave, duke konsideruar se pas kësaj periudhe do të kthehemi në normalitet të pajisjes së qytetarëve me këtë lloj të dokumentit.

    Ky është njoftimi i plotë:

    Ministria e Punëve të Brendshme nga sot nis pajisjen me letërnjoftime për qytetarët

    Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Agjencia e Regjistrimit Civil njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se ka arritur të siguroj materialin për letërnjoftime duke pas parasysh situatën me pandeminë COVID-19 në të cilën po kalon jo vetëm Kosova por e gjithë bota.

    Bazuar në rekomandimet e IKSHP-së dhe vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin e përhapjes se virusit COVID-19, MPB ka organizuar institucionin përkatës që pajisja e qytetarëve me letërnjoftime të bëhet brenda dy jave, duke konsideruar se pas kësaj periudhe do të kthehemi në normalitet të pajisjes së qytetarëve me këtë lloj të dokumentit.

    Po ashtu, Ministria e Punëve të Brendshme njofton se tanimë për rastet që kanë qenë në pritje ka filluar shpërndarja e letërnjoftimeve nëpër qendrat përkatëse.

    Faleminderit për mirëkuptim.

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!