×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngadhnjim Kastrati shkarkohet nga pozita e drejtorit të RTK-së, shkak keqmenaxhimi në televizionin publik

    Reporteri
    19 Janar 2022 | 21:18

    Bordi i Radio Televizionit të Kosovës ka shkarkuar nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Ngadhnjim Kastratin.

    Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të bordit të RTK-së, e cila ka nisur disa orë më parë dhe është duke vazhduar ende.

    Shkarkimi, mëson Gazeta Online Reporteri.net, nga ana e bordit të RTK-së është arsyetuar, sipas tyre, me keqmenaxhimin me televizionin publik, për mbingarkesë me kontrata të dyshimta për shërbime (mbi vepër) e një serë shkeljesh tjera të evidentuara me mbarëvajtjen e punës në RTK.

    Ngadhnjim Kastrati, më 19 Prill 2019, nga Bordi i atëhershëm i RTK-së ishte votuar me 6 vota për dhe një kundër për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm. Derisa detyrën e kishte marrë disa ditë më pas, pasi ishte dhënë edhe një interpretim ligjor për zgjedhjen e tij në krye të televizionit publik.

    Mblidhet bordi i RTK-së, pritet shkarkimi i drejtorit të përgjithshëm

    I kontaktuar përmes telefonit, Kastrati nuk është përgjigjur në thirrjet e gazetës për të marrë konfirmim për vendimin e bordit për të. I paqasshëm ka qenë edhe kryetari i bordit të RTK-së, Besnik Boletini.

    Gazeta Online Reporteri.net ka raportuar më herët për mbledhjen dhe se pritet të ndodhë ky shkarkim. Po ashtu, Reporteri.net ka marrë vesh se brenda në mbledhje po diskutohet mundësia edhe për një serë shkarkimesh tjera nga menaxhmenti aktual i RTK-së.

    Siç merr vesh Gazeta Online Reporteri.net bordi i ri ka listuar një listë të gjatë arsyetimesh për shkarkimin e tij, e që pritet të votohet në mbledhjen e sotme.

    Ndryshe, Bordi i RTK-së, i kryesuar nga Besnik Boletini, mbledhjen paraprake e ka mbajtur me datën 24 dhjetor 2021.

    Në këtë mbledhje, nder tjera, nuk ishin aprovuar projeksioni buxhetor dhe skema programore për vitin 2022. /Reporteri.net/.

    I skadoi kontrata me RTK-në, seriali “Çka ka Shpija” pas 8 sezoneve përfundon së transmetuari në televizionin publik

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!