×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarje e rëndë në Graçanicë: Një 26 vjeçar vetëvritet duke aktivizuar një granatë dore

    Reporteri
    06 Mars 2021 | 14:36

    Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmë në Graçanicë.


    Në lokacionin Donja Gusterica një 26 vjeçar raportohet se  u vetëvra rreth mesnatës duke aktivizuar një granatë dore, shkruan Reporteri.net.

    Kosovo Online raporton se 26 vjeçari u vetëvra duke aktivizuar një granatë dore në kabinën e kamionit që ndodhej në oborrin e tij.

    Rasti është konfirmuar edhe nga policia në Graçanicë.

    Deri më tani nuk dihen shkaqet që e kanë çuar 26 vjeçarin në vetëvrasje, por fqinjët janë shprehur të tronditur me rastin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!