×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarje e rëndë në Istog: Xhaxhai dyshohet se e dhunoi mbesën e tij të mitur, Prokuroria jep detaje

    Reporteri
    25 Tetor 2022 | 9:17

    Një rast dhunimi dyshohet se ka ndodhur në një familje në Vrellë të Istogut. Siç u raportua në media një person dyshohet se ka dhunuar mbesën e tij të mitur.

    Nga Prokuroria Themelore në Pejë, kanë konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se i dyshuari për dhunimin e të miturës është ndaluar, po për shkak të problemeve shëndetësore i njëjti aktualisht ndodhet në spital.

    Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi ka thënë për Reporteri.net se Prokurori i Shtetit do të bëjë kërkesë brenda afatit ligjor për caktimin e masës së paraburgimit.

    “Mund ta konfirmoj person është ndaluar nën dyshimet për veprën penale Dhunimi. Prokurori e ka ndaluar të njëjtin për 48 orë dhe Prokurori i Shtetit do të bëjë kërkesë brenda afatit ligjor për caktimin e masës së paraburgimi. Për për shkak të problemeve shëndetësore i njëjti gjendet në spital”, tha Nikçi për Reporteri.net.

    Rasti raportohet se ka ndodhur vitin e kaluar. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!