×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarjet e paralajmëruara në Kosovë për ditën e sotme

    Reporteri
    18 Shkurt 2020 | 8:09

    Oda Ekonomike e Kosovës mban konferencë. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 09:30).


    Zyra Kombëtare e Auditimit prezanton raportin e auditimit “Sistemi i përcaktimit të tarifave të energjisë elektrike, termike dhe atyre të ujësjellësit”. (Zyra Kombëtare e Auditimit, ora 10:00)

    OJQ “Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci” organizon takimin “Si duhet ta adresojnë institucionet barazinë gjinore në pozicionet vendimmarrëse?”. (“Ditë e Natë”, ora 10:00)

    Bëhet rrënimi i një objekti të nderuar në pronë publike. (Rruga “Galip Badivuku” në qendër të qytetit të Vushtrrisë, ora 10:00)

    Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, Salla C 301, ora 11:00)

    K2.0 organizon ngjarjen Hajde e kqyrim ‘Klithma’ & folim me regjisorin”. (Hub 2.0, ora 17:30)

    Korabi Corporation, mban ceremoninë e hapjes së “Qendrës Inovative Korabi”. (Zyrat e Korabi Corporation në Çagllavicë, ora 18:00)

    Shfaqet “Bryma e vdekjes”. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 20:00)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!