Ngjarjet e datës 28 Shkurt 2024:
Iniciativa CorrWatch (e themeluar nga organizatat INDEP, GLPS dhe GAP) organizon Konferencën e Dytë Vjetore “Rritja e Mbikëqyrjes Publike dhe Llogaridhënies Institucionale në Kosovë”. Një fjalë në hapje do ta mbajë ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 08:30)
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Gjykata Speciale në Hagë, ora 09:00)
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor organizon Seminarin Rajonal “Drejt cilësisë më të mirë të ajrit dhe kontrollit të emisioneve” në kuadër të projektit të JICA-s “Zhvillimi i kapaciteteve për kontrollin e ndotjes së ajrit – Faza 2. (Hotel Emerald, ora 9:00)
UNICEF në Kosovë lanson raportin “Fëmijët në situatë rruge”, që ofron një profil bazë të fëmijëve në situatë rruge në Kosovë, se çka i ka shtyrë ata në rrugë dhe dokumenton disponueshmërinë dhe pengesat e shërbimeve për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë. (Hoteli Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 09:30)
Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së interviston kandidatët për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, N10, ora 10:00)
Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 10:00)
Organizata “Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime – SIT” mban takim lidhur me rezultatet e SIT të arritura në kuadër të projektit “Rinia për përfshirje, barazi & besim”. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)
Federata e Xhudos së Kosovës bën demonstrimin e sportit të xhudos, në shkollën fillore të mesme të ulët “Migjeni”. (Mitrovicë, ora 10:00)
Lëvizja FOL organizon konferencë për media, me ç’rast do të publikoj të dhënat nga monitorimi i zbatimit të aktiviteteve të parapara nga Qeveria e Kosovës në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim, realizimi i të cilave është paraparë të përfundojë në periudhën janar-dhjetor 2023. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, mban konferencë për medie. (Ndërtesa e Komunës, Gjilan, ora 11:00)
Mbahet certifikimi final i grave Rome, “Fuqizimi i Grave të Komunitetit Rom në Prizren nëpërmjet Trajnimit të Rrobaqepsisë”. (Prizren, ora 11:00)
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes takon Komisionin e Mbrojtjes së Parlamentit Gjerman.(Kuvendi i Kosovës, C301, ora 11:15)
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist organizon protestë në kundërshtim të vendimit të Gjykatës së Apelit që ta dërgojë në rigjykim lëndën e vrasjes së Marigona Osmanit. (Pallati i Drejtësisë, ora 12:00)
Prezantohet projekti për realizimin e filmit për luftën në Kosove nga Regjisori Hollyëood-it, Loui Mandylor. Në konferencë për media prezantohet projekti “The Liberation War”. (Hotel Semitronix – Fushë Kosovë, ora 12:00)
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, mban diskutim rreth kërkesave për sjellje të dokumentacionit. (Kuvendi i Kosovës, N303, ora 14:00)
Hapet ekspozita personale të Valbona Zherkës, të kuruar nga Vesa Sahatçiu me titull ”Shtegtime”. (Galeria e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë, ora 19:00)