×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarjet e planifikuara për sot në Kosovë

    Reporteri
    13 Dhjetor 2022 | 7:52

    Ngjarjet kryesore të ditës së sotme.

    Këto janë të gjitha aktivitetet e planifikuara:

    – Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim për Ligjin për komunikimet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 9:30)

    – Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton Projektligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

    – Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Planin e Performancës së Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

    – Lansohet fushata “Bodyright” në Kosovë e cila ka për qëllimi ngritjen e vetëdijes për dhunën në bazë gjinore përmes teknologjisë dhe pasojat e saj. (Hotel Sëis Diamond, ora 10:00)

    – Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes e voton Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

    – Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit të performancës “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra” ku të ftuar janë ministrat Artane Rizvanolli e Liburn Aliu; kryesuesi i Bordit të ZRrE-së etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)

    – Federata e Notit e Kosovës oorganizn konferencë të jashtëzakonshme për medie, me qëllim të informimit lidhur me përfaqësimin ilegal të Kosovës në Melburn të Australisë nga një notar. (Zyrat e FNK-së, Shtëpia e Sportit, Prishtinë, ora 12:00)

    – Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

    – Instituti Demokraci për Zhvillim organizon Sallonin e së Martës me temën “Çfarë mundësish ofron tregu i punës për të rritur pjesëmarrjen e grave dhe vajzave – Ku duhen bërë ndërhyrjet e menjëhershme?” (Libraria “Dukagjini”, ora 17:00).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!