×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ngo Isë, Qeveria nuk e ka shkelë Kushtetutën në kohë pandemie”, Bajqinovci i reagon Mustafës

    Reporteri
    31 Maj 2020 | 18:02

    Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj deklaratës së Isa Mustafës, kryetarit të LDK-së në të cilën thoshte se Qeveria në detyrë e Kurtit e ka shkelur Kushtetutën dy herë.


    Bajqinovci i drejtohet Mustafës duke i thënë se Qeveria Kurti nuk e ka shkelë Kushtetutën në kohën e pandemisë.

    “Ngo Isë, të jesh i sigurt që populli ynë që ka luftuar aq shumë për liri, pavarësi, shtet e Kushtetutë e të drejta kurr nuk e përkrahë një Qeveri që e shkelë Kushtetutën. Pra as Qeveria Kurti nuk e ka shkelë Kushtetutën në kohën e pandemisë.Ise, shefi yt Hashimi, përmes vulës së Gjykatës ka thënë se Qeveria e ka shkelë Kushtetutën. E në të vërtetë, ashtu siç dekreti presidencial rishkrues i Kushtetutës është antikushtetues, po aq edhe veprimet e Qeverisë për ruajtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve kanë qenë absolutisht të mbështetura në Kushtetutë. Prandaj prof, populli nuk po u beson juve, e as institucioneve të drejtësisë që i keni kapur. Kaq e thjeshtë është prof. Shnet”, ka shkruar Bajqinovci në rrjetin social Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!