×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngordhja e qenve në Prishtinë, gjendet një sallam që dyshohet se është i helmuar

    Reporteri
    15 Prill 2021 | 12:25

    Tre qenë kanë ngordhur në Matiqan, pasi dyshohet se janë helmuar. Policia e Kosovës dhe forenzika ka dalë në vendin e ngjarjes.


    Nga organizata “Të bashkuar për kafshët”, kanë thënë se kanë siguruar prova të mjaftueshme për ngordhjen e qenve. Ata thonë se kanë gjetur tashmë një sallam.

    “Informate per qenushat e helmuar ne Matiqan‼️ POLICIA E KOSOVES se bashku me FORENZIKEN ka dale ne vendin e ngjarjes ku jane helmuar per vdekje qenushat: Tedi, Maja dhe Cuki.? Aktivistat kane siguruar prova te mjaftueshme (sallame qe dyshohet te jete e helmuar) dhe besojme se forenzika do te gjeje permes shenjave te gishtave dorasit shpirt lige! Ne besojme qe Policia e Kosoves do ti vie deri ne fund kesaj vrasjeje te tmerrshme dhe dorasi do te vihet para drejtesise, dhe denohet sipas ligjit ne fuqi”, thuhet në postimin e kësaj organizate.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!