Ditën e martë do të mbretëroj mot kryesisht me diell, fillimisht.
Nga mesdita zhvillohen vranësira, që më vonë japin kushte për ndonjë rrebesh shiu dhe bubullima, më përreth zonave malore, e më pas me mundësi që të kalojnë dhe në pjesë tjera të vendit. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 29C e 31C, e ato minimale në mëngjes zbresin deri në 13C e 15C.. Era frynë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-6m/s.
Megjithëse orëve të para të ditës do të ketë më shumë intervale me diell, ditëve vijuese nga mesi i javës, orëve të pasdites priten zhvillime të vranësirave, që më pas shoqërohen me ndonjë rrebesh të shkurtër shiu dhe bubullima, kryesisht përreth zonave malore. Në fundjavë më pas paraqiten kushte për mot më stabil, me më shumë kthjellime e diell.
Temperaturat maksimale shkojnë deri në 29C e 32C, ndërsa në fundjavë zbresin deri në 26C. Minimalet luhaten ndërmjet 13 e 15C, me tendencë të rënies në fundjavë deri në 10C. Erërat frynë të lehta dhe mesatare kryesisht nga krahu verior, 5-10m/s. Duke shkuar nga fundjava më të theksuara 5-12m/s, njofton Mendimi për Motin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.