×
  • Lajme
  • Lajme

    Nikaj: Disa prej ambasadorëve të shkarkuar do të duhej të dekoroheshin për punën e bërë

    Reporteri
    20 Maj 2021 | 21:57

    Ish-Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj, vlerëson se vendimi i institucioneve për të shkarkuar 12 ambasadorë është pak i ngutshëm.


    “Është vendim legjitim dhe nuk ka diskutim sa i përket ligjshmërisë së vendimit. Të emëruari politikë janë politikë dhe ministria mund të vendosë se si dëshiron që t’i përdorë ato emërime. Është diskutim tjetër se si ndikon veprimi në politikën tonë të jashtme. Mënyra e marrjes së vendimit është pak e ngutshme. Mund të themi se është mundur të bëhet në mënyrë më graduale”, është shprehur Nikaj.

    “Kur të propozohen kandidatët e rinj do të shohim a janë politikë, a janë profesionistë apo do të zëvendësojmë ambasadorë politikë me ambasadorë të tjerë politikë. Është veprim politik për të emëruar politik që është plotësisht legjitim”.

    “Një numër prej tyre do të duhej të dekoroheshin për punën që kanë bërë. Të gjithë ata që kanë punuar në diplomaci problemi i diplomacisë sonë nuk është vetëm tek ambasadorët e emëruar politikisht. Por ka edhe probleme të tjera”.

    Nikaj në Rubikon ka pohuar se me shkarkimet e këtyre ambasadorëve nuk mund të pretendohet se ka përfunduar reforma në diplomaci.

    “Mbetet të shohim si do të zëvendësohen dhe me kë dhe cili do të jetë rezultati i kësaj. Ka në kuadër të këtyre njerëzve që janë profesionistë që duhet të shfrytëzohen në resorë të ndryshme të qeverisë dhe do të ishte veprim i mençur nëse do të shfrytëzoheshin kapacitetet e tyre”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!