×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis numërimi i votave me postë

    Reporteri
    02 Mars 2021 | 11:21

    Qendra e Numërimit të Rezultateve ka përfunduar procesin e numërimit të votave me kusht, ndërkaq ka filluar numërimin e atyre me postë.


    Siç ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në këtë grup hyjnë 56 mijë e 610 zarfe me fletëvotime.

    Ai ka thënë se pas përfundimit të këtij numërimi shënohet faza përfundimtare para daljes me rezultatet përfundimtare.

    Elezi ka thënë se po punojnë maksimalisht që të shpallin rezultatin zgjedhor.

    “Është e vështirë ta themi se sa ditë do të na duhet për numërimin e këtyre fletëvotimeve, sepse janë 56.610 zarfe me fletëvotime, janë 45 tavolina në të cilat do të numërohen këto vota”, ka thënë ai.

    Numërimi i votave me kusht kishte filluar gjatë ditës së diel.

    Ndryshe, nga votat me kusht del se Lëvizja Vetëvendosje prinë bindshëm ndaj partive tjera.

    Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë janë mbajtur me 14 shkurt duke e nxjerrë fituese Lëvizjen Vetëvendosje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!