×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis protesta, i prijnë Dardan Molliqaj nga PSD dhe Zafir Berisha e Endrit Shala nga NISMA

    Reporteri
    25 Mars 2023 | 14:19

    Protesta kundër Qeverisë së Kosovës ku po kërkohet dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti, tashmë është duke filluar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

    Protestës po i prijnë kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta e Frashër Krasniqi, si dhe afër tyre në rresht të parë janë edhe zyrtarë të NISMA-s, Zafir Berisha e Endrit Shala, shkruan Reporteri.net.

    Në protestën e organizuar nga PSD-ja, po merr pjesë edhe Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së dhe zyrtari i PDK-së, Gani Koci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!