×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis protesta e serbëve në veri të Mitrovicës

    Reporteri
    29 Maj 2019 | 13:04

    Tashmë ka filluar protesta e Listës Serbe e paralajmëruar nga kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq, me rastin e aksionit të njësive speciale në veri të Kosovës.


    Protesta po mbahet në sheshin qendror të pjesës veriore të Mitrovicës.

    Rakiq tha dje, e martë, se njësitë speciale, në momentin kur përfaqësuesit e ligjshëm të serbëve, përfaqësuesit politikë dhe drejtorët e institucioneve publike ishin në Parlamentin e Serbisë për të diskutuar për Kosovën, sulmuan brutalisht banorët e Zubin Potokut.

    “Ata shfrytëzuan momentin kur pas zgjedhjeve lokale kryetarët e komunave nuk kanë marrë ende funksionet e tyre. Sipas deklaratave që vijnë nga Prishtina, ne ende nuk jemi kryetarë komunash, por në shërbim të qytetarëve dhe ne jemi ende qytetarë të zakonshëm”, tha Rakiq.

    Kujtojmë se nga aksioni i policisë së Kosovës u arrestuan 19 zyrtarë policorë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ryshfet dhe kontrabandim. 11 zyrtarë policor ishin serb, 4 shqiptar dhe 4 boshnjak. Inspektorati i Policisë së Kosovës tha dje se policët janë suspenduar nga detyra dhe u është caktuar masë ndalese prej 48 orësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!