×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis seanca, Nasim Haradinaj del para Gjykatës në Hagë

    Reporteri
    29 Shtator 2020 | 15:17

    Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj është paraqitur para para Gjyqtarit të Procedurës paraprake në Hagë.


    Para pak minutash ka paraqitja e parë e tij para Gjykatës së Hagës, shkruan Reporteri.

    Nasim Haradinaj u arrestua më 25 shtator në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

    Haradinaj, dyshohet për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje si dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

    Pos Haradinajt është arrestuar edhe kreu i veteranëve, Hysni Gucati. Ai pritet të dalë para gjykatës me datë 1 tetor në ora 15:00. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!