×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis takimi i Borrellit e Lajçakut me Vuçiqin

    Reporteri
    18 Mars 2023 | 11:10

    Ka nisur takimi i presidentit serb, Aleksander Vuçiq, me përfaqësuesin e lartë të BE-së të politikës së jashtme, Joseph Borrell, si dhe emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

    Pas takimit me Vuçiqin, përfaqësuesi i lartë i BE-së të politikës së jashtme, Joseph Borrell, si dhe emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak do të takojnë kryeministrin Albin Kurti.

    Dhe pas këtij takimi pritet të ndodhë takimi Kurti-Vuçiq.

    Paraprakisht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka ardhur sot në Ohër për bisedime për marrëveshje dhe jo për bisedime për bisedime tjera. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!