×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis “takimi me opozitën”, vetëm Ramush Haradinaj me Ardian Gjinin i shkojnë në Qeveri Kurtit

    Reporteri
    21 Tetor 2022 | 12:14

    Ka nisur takimi i thirrur nga kryeministri Albin Kurti me liderët opozitarë, takim ky në të cilin po merr pjesë vetëm kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Haradinaj po shoqërohet nga bashkëpartiaku i tij, Ardian Gjini.

    Këtij takimi nuk i janë bashkuar kreu i PDK-së, Memli Krasniqi e as ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

    Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka quajtur ftesën e Kurtit si joserioze, pa përmbajtje, pa agjendë dhe pa protokoll, duke refuzuar kështu pjesëmarrjen në takim.

    Krasniqi ka deklaruar se s’do t’i shkojnë Kurtit në takim për çështje teknike, por vetëm kur të flitet për marrëveshjen finale me Serbinë.

    Ftesën e Kurtit e ka refuzuar edhe Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Edhe Abdixhiku ka kërkuar nga Kurti që për këtë temë të raportojnë në Kuvend.

    Ftesa e Kurtit për opozitarët erdhi menjëherë pas takimit të tij me të dërguarin e Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!