×
  • Lajme
  • Lajme

    Nisin hetimet për vdekjen e Artan Venharit me paragllajd në Prizren

    Reporteri
    10 Shtator 2019 | 14:59

    Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), që vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim për hapjen e hetimeve për rastin e datës 07.09.2019 në Prizren ku ka humbur jetën parashutisti, Artan Venhari, nga ky aksident ka qenë i lënduar edhe një person, aksidenti ka ndodhur me paragllajd.


    Sipas Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike, hetues përgjegjës është emëruar, Arben Dika.

    Në vendimin e marrë nga ky Komision, konstatohet se hetuesi përgjegjës ka për obligim që të përgatis një raport të detajuar, përfshirë rekomandimet lidhur me rastin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!