×
  • Lajme
  • Lajme

    “NISMA e pashpresë”, sondazhi i fundit: Partia e Limajt nuk i merr as 1.5% të votave

    Reporteri
    19 Janar 2021 | 22:48

    Një sondazh i realizuar së fundmi nga “Riinvest” ia shuan shpresat e kalimit të pragut Nisma’s Socialdemokrate të Fatmir Limajt, shkruan Reporteri.net.


    Sipas këtij sondazhi partia e Limaj del se do të arrijë vetëm 1.4 për qind të votave. Ndërkohë Limaj shprehet se partia e tij do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve edhe pse të gjitha matjet e opinionit publik thonë se Nisma nuk do të arrijë ta kalojë pragun zgjedhor.

    Sondazhi e nxjerr Lëvizjen Vetëvendosje fituese të zgjedhjeve me 54.1 për qind. Pas saj, sipas sondazhit vije Partia Demokratike e Kosovës me 14.9 për qind.

    E treta sipas këtij sondazhi është Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.3 për qind dhe e katërta Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 6.5 për qind.

    Sondazhi është bërë publik në RTV Dukagjini dhe ekipin që e ka bërë sondazhin e ka udhëhequr Armend Muja, deri në ditën që ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

    Muja tash është futur në garë për deputet, në listën e LVV-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!