×
  • Lajme
  • Lajme

    Një 23 vjeçare nga Vushtrria vritet në aksident trafiku në Danimarkë

    Reporteri
    15 Nëntor 2021 | 23:55

    Një 23-vjeçare nga komuna e Vushtrrisë ka vdekur sot në një aksident trafiku në Danimarkë.

    Bëhet fjalë për Resmije Smajli, vdekjen e të cilës e kanë konfimuar familja e saj dhe kanë njoftuar se varrimi do të bëhet më 17 nëntor në varrezat e komunitetit musliman në Brondby të Danimarkës.

    “Me rastin e vdekjes së vajzës sonë Resmije Smajli, njoftohën të gjithë miqtë, shokët e dashamirët(burra dhe gra) se varrimi do të bëhet të Mërkurën me datë 17.11.2021 në ora 14:00 në varrezat e komunitetit musliman në Brøndby” shkruan babai i së ndjerës.

    Ismajli edhe katër muaj do të mbaronte studimet universitare në Universitetin e Radgiver!

    Njoftimi i plotë nga familjarët:

    Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se dje me datën 11.11.2021 ndërroi jetë vajza jonë Resmije Smajli në moshën 23 vjeqare pas një aksidenti trafiku ne Danimarke.
    Gjithmonë do të kujtojmë me mallë, dhe do të mbetësh e pa vdekshme në zemrat tona.

    Resmije pesoj aksident me veture. Resmije kishte vetem 4 muaj per ta mbaruar universitetin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!