×
  • Lajme
  • Lajme

    Një 40 vjeçar dhe një 42 vjeçar vdesin nga koronavirusi

    Reporteri
    21 Janar 2021 | 15:15

    Shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid-19 gjatë 24 orëve në Kosovë.


    Kjo është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë.

    Në mesin e viktimave janë edhe një 40 vjeçar nga Ferizaj dhe një 42 vjeçar nga Rahoveci, shkruan Reporteri.net.

    “Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (91 vjeç), Ferizaj 1 rast (40 vjeç), Istog 1 rast (73 vjeç), Prizren 1 rast (79 vjeç), Rahovec 1 rast (42 vjeç), Viti 1 rast (72 vjeç), Vushtrri 1 rast (81 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

    Ndryshe numri i përgjithshëm i të vdekurve në Kosovë ka arritur shifrën deri në 1.433 raste të vdekjes.

    Aktualisht janë 5.411 mijë raste aktive.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!