×
  • Lajme
  • Lajme

    Një 62-vjeçare nga Mitrovica gjendet e vdekur në bunar

    Reporteri
    20 Gusht 2019 | 14:44

    Është gjetur pa shenja jete një grua të hënën, në Kqiq të Madh të Mitrovicës.


    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

    Zahiti ka thënë se rasti është raportuar sot rreth orës 12:00 nga familjarët e viktimës.

    “Një 62 vjeçare, ka humbur jetën si pasojë e rënies në pus (bunar) në fshatin Kqiq të Mitrovicës.

    Ngjarja është raportuar nga familjaret e viktimës sot rreth orës 12:00. Në vend të ngjarjes përveç njësive përkatëse të policisë dhe zjarrfikësve me urgjencë kanë mbërri edhe ekipi mjekësor, ku mjeku kishte konstatuar se viktima ishte pa shenja jete.

    Hetuesit policor me autorizim te prokurorit kanë nisur hetimet drejt zbardhjes së rrethanave të vdekjes se 62 vjeçares.

    Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes me urdhër të prokurorit të rastit , trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

    Sipas rrethanave të ngjarjes rasti është iniciuar si “ vdekje e dyshimtë”, ka thënë ai

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!