×
  • Lajme
  • Lajme

    Një 82 vjeçare humb jetën në një aksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan

    Reporteri
    06 Gusht 2020 | 21:53

    Një grua e moshës 82 vejçare e ka humbur jetën në një aksident sot në magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Mramor, shkruan Reporteri.net.


    Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

    Krasniqi ka treguar se në veturë kanë qenë katër persona të cilër janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    “Sot, më 06.08.2020 rreth orës 17:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku (vet-aksident). Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan (në fshatin Mramor). Njësitet policore të Stacionit Policor Graçanicë dhe të trafiku i janë përgjigjur njoftimit. Ato, në vend-ngjarje kanë hasur një veturë të dalë nga rruga dhe të rënë në një përrua skaj rruge. Në veturë kanë qenë katër persona të cilët janë dërguar me njësitet e urgjencës për në QKUK. Mësohet se një grua e moshës 82 vjeçare, sipas konstatimit të mjekëve, si pasojë e lëndimeve të marra, ka ndrruar jetë”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!