×
  • Lajme
  • Lajme

    Një burrë tenton ta dhunojë seksualisht një djalë të mitur në Istog derisa ishin duke ruajtur delet

    Reporteri
    28 Shtator 2022 | 10:01

    Një i mitur është sulmuar fizikisht dhe ndaj tij ka pasur tentativë të dhunimit seksual në Gjakovë, shkruan Reporteri.net.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është  një burrë i cili është dërguar në mbajtje.

    Rasti ka ndodhur para dy ditësh.

    “DHUNIM NË TENTATIVË/Istog 26.09.2022 – 15:00. Me 27.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe ka tentuar ta dhunoj viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, tha policia në raportin e saj 24-orësh”, thuhet në raportin e policisë.

    Më shumë detaje për rastin ka dhënë zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Driton Rugova.

    “Viktima është i mitur. Prindi pohon se ka vërejt të dyshuarin që ja ka vendosur dorën në qafë dhe kanë shkuar për t’i ruajtur delet, Sipas tij, fëmija ka ardhë i shqetësuar në shtëpi dhe ka deklaruar se i rrituri ka tentuar të kryejnë marrëdhënie me të”, ka thënë Rugova.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!