×
  • Lajme
  • Lajme

    Një ditë pas denoncimit të zhdukjes së mostrave të Deharit, jep dorëheqje zv.drejtori i IML’së, vëllai i deputetit të VV’së

    Reporteri
    09 Dhjetor 2022 | 15:30

    Naim Uka ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësdrejtorit në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

    Lajmi për Telegrafin është konfirmuar nga Ministria e Drejtësisë.

    Naim Uka, specialisti i mjekësisë ligjore është vëllai i deputetit të Vetëvendosjes, Fitim Uka.

    Ndryshe, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka denoncuar dje zhdukjen të disa mostrave të ish-aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

    “Në vendin ku ruhen epruvetat kanë qasje vetëm tre persona. Sipas informacioneve, vetëm tre persona i kanë çelësat ku ruhen mostrat”, kishte deklaruar ministrja Haxhiu në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

    Ministria e Drejtësisë (MD) kishte njoftuar se janë pezulluar nga puna katër zyrtarë në Institutin e Mjekësisë Ligjoret (IML), pas dyshimit për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit në këtë institut.

    Sipas njoftimit të MD-së, pas pranimit të informacionit të zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Komisioni Disiplinor i Institutit për Mjekësi Ligjore/ Ministria e Drejtësisë, mori vendim për pezullim nga puna të katër zyrtarëve.

    Të pezulluarit janë: Nardi Sheqergjiu, Toksikolog Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore; Flutura Goga, Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore; Anila Lakna, Teknike e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore; Ilirjana Shala, Kimiste në Institutin për Mjekësi Ligjore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!