×
  • Lajme
  • Lajme

    Një epror i UÇK-së nesër deklarohet për aktakuzën që i ngriti Gjykata Speciale

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 20:40

    Tashmë dihet se Gjykata Speciale ka ngritur dy aktakuza ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së. Kjo gjykatë ka gjashtë muaj kohë që të marr vendim për aktakuzat e Prokurorisë së Specializuar.


    Hysni Gucati, Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka zbuluar se një ish-epror i UÇK-së nesër do të dalë në publik për të folur rreth aktakuzës që iu është ngritur, transmeton Reporteri.net

    Sipas Gucatit ai është një person hierarikisë së lartë, por emri tij do të bëhet i ditur vetëm nesër gjatë ditës.

    “Një prej tyre është i hierarkisë së lartë, të nivelit të lartë, që ka qenë në lëvizje popullore, emri i tij do të bëhet publik tek nesër. Ashtu jemi marrë vesh me kolegun, që nesër do të bëhet publik. Ka qenë i profilit të lartë, në hierarkinë e luftës së parë të lëvizjes popullore që ka qenë…Ka qenë në pushtet, i njohur para lufte, tani nuk është në pushtet, por emri do të bëhet publik nesër,” ka thënë Gucati për KosovaPress.

    Ndërkaq, Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka bërë të ditur se Presidenti i Specializuar ka caktuar një gjyqtar që do të shqyrtojë akuzat e paraqitura.

    Griep gjithashtu ka bërë të ditur se përmbajtja e aktakuzave për momentin është konfidenciale dhe vendimi për pranimin e aktakuzave mund të marrë kohë deri në gjashtë muaj.

    “Kreu i trupit gjykues ka caktuar një gjykatës të procedurës paraprake që ta rishqyrtojë aktakuzat e ngirtura nga prokurori i Speciales. Në këtë pikë, aktakuzat e pakonfirmuara janë rreptësisht konfidenciale. Gjykatësi i procedurës paraprake ka deri gjatë muaj kohë që të marrë një vendim nëse do të heq ose të pranojë aktakuzën,” thuhet në përgjigjen e Angela Grip për KosovaPress.

    Ndryshe, Gjykata Speciale u krijua në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës për të gjykuar krimet e kryera nga anëtarët e UÇK-së gjatë luftës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!