×
  • Lajme
  • Lajme

    Një foto e rrallë e Adem Jasharit te varri i Çerçiz Topullit, bashkë me Veselin, Hasanin, Lushtakun e Reçicën

    Reporteri
    21 Korrik 2019 | 13:14

    Komandanti Legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka shumë fotografi e edhe video, nga veprimtaria e tij ilegale, në shërbim të çlirimit të vendit. Por, një e tillë, bashkë me kolegë të ilegales, që sot janë pjesë e politikës kosovare, nuk është publikuar deri tani.

    Në portalin shqiptar, Jeta Osh Qef, një lexues ka dërguar një fotografi, të rrallë, ku ai bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, deputetët Nait Hasani e Elmi Reçica, me ish’kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku e Avni Zymberin, shihen te varri i heroit shqiptar, Çerciz Topulli.

    Adem Jashari, që ishte një nga themeluesit e UÇK’së, e cila më pas edhe çliroi Kosovën nga Serbia, u vra bashkë familjen e tij, në një rezistencë të armatosur heroike, në mars të vitit 1998, rezistencë e cila edhe u bë gurthemel i shtrirjes së rezistencës së armatosur në të gjithë Kosovën. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!