×
  • Lajme
  • Lajme

    Një foto që na e kthen ‘filmin’ mbrapa

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 13:26

    Periudha e viteve 90’të ishte prej më të rëndave për popullin shqiptar të Kosovës. Ajo sot, pas gati 30 viteve, mund të kuptohet vetëm nga ata që e kanë jetuar. Mjafton një fotografi që të na kthehet i gjithë filmi.


    Kjo ka ndodhur sot, ku një imazh i fotoreporterit të famshëm francez Joël Robine,  shpërndarë në rrjetet sociale, ka kthyer në memorien tonë terrorin pushtimit serb të Kosovës.

    Fotografia ku shihen dy polic serbë në një anë, dhe disa shqiptarë të leckosur në anën tjetër, na e kthen ‘filmin’ mbrapa, duke na e kujtuar kohën ku Kosova ishte një burg prej rreth 11 mijë kilometra katror.

    Shqiptarët ishin të privuar nga çdo e drejtë elementare, të përjashtuar nga puna në institucione e ndërmarrje shtetore, e madje nuk u lejohej as të arsimoheshin. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!