×
  • Lajme
  • Lajme

    Një grua e moshuar shpëtohet nga zjarri në banesën në Vushtrri

    Reporteri
    04 Dhjetor 2020 | 14:01

    Një banesë është kapluar nga zjarri mesditën e së premtës në Vushtrri.


    Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në këtë komunë, Bajrush Kosumi, ka bërë të ditur se një grua e moshuar është shpëtuar nga ekipi i zjarrfikësve, shkruan Reporteri.net.

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kosumi ka thënë se ky ishte një rast i jashtëzakonshëm për Komunën e Vushtrrisë.

    Ndërkohë, Gazeta Online “Reporteri.net” ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, ku zëdhënësi Avni Zahiti ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit tashmë kanë lokalizuar zjarrin.

    Ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan djegien e banesës.

    Postimi i plotë i Kosumit:

    Sot, u ballafaquam me një rast të jashtëzakonshëm me rastin e një zjarri në një objekt banesor përball sheshit “Hasan Prishtina”, me çrast u shpëtua jeta e një zonje të moshuar si rezultat i intervenimit të shpejt nga Shërbimi i zjarrëfiksave.

    Falënderojmë për bashkëintervenim dhe mbështetje edhe Policinë e Kosovës dhe KEDS-in.

    Sinqerisht,

    Bajrush Kosumi

    ,

    Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!