×
  • Lajme
  • Lajme

    Një grua kosovare në gjendje të rëndë nga coronavirusi

    Reporteri
    01 Prill 2020 | 9:37

    Në Klinikën Infektive, sot më 1 prill 2020, gjenden të spitalizuar gjithsej 56 pacientë.


    Sadie Namani, infektologe, ka njoftuar se prej tyre, me Covid- 19 janë gjithsej 43 raste, ndërsa janë në pritje të rezultateve për 10 raste.

    QKUK-ja ka publikuar këtë raport të Namanit, duke njoftuar se gjendja e pacienteve të sëmurë me Covid -19, për disa është stabile e disa janë në gjendje më të rëndë.

    “Nga 43 raste të sëmurë me Covid- 19, 36 të sëmurë janë në gjendje stabile, ndërsa 6 prej tyre janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Një paciente ndodhet në kujdesin intensiv të klinikës dhe ka përkeqësim të gjendjes, është në ventilim mekanik”, thuhet në njoftim.

    “Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, të testuar pozitive me Covid -19 vazhdojnë të jenë 3 infermiere në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave dy janë duke u trajtuar në klinikë ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi”, përfundon raport.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!