×
  • Lajme
  • Lajme

    Një grua në Fushë-Kosovë dorëzon në polici 10 eurot që i gjeti në rrugë, kërkohet personi që i kanë humbur

    Reporteri
    04 Qershor 2020 | 20:16

    Një grua në Fushë-Kosovë ka dorëzuar në Policinë e Kosovës dhjetë euro të cilat i kishte gjetur në rrugë.


    Ky ishte një nga dy rastet e gjetjes së parave që janë regjistruar në ditët e fundit në këtë komunë.

    Në rastin tjetër, një zyrtar policor ka gjetur një portofol me para në shumë treshifrore.

    Për asnjërin rast nuk është lajmëruar askush si pronar i parave të humbura.

    “Më 02.06.2020 rreth orës 20:00 në Fushë Kosovë, nga një zyrtar policor është gjetur një portofol (kuletë) me një shumë të konsiderueshme parash (shumë tre shifrore). Me datë 03.06.2020, rreth orës 20:00 një qytetare i ka dorëzuar një shumë parash (dhjetë euro) njësisë patrulluese në detyrë, e cila ka deklaruar se parat e humbura i kishte gjetur në rrugë, afër rreth rrotullimit në qendër të Fushë Kosovës”, thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës, që ka thënë se pronarët mund të marrin paratë në Stacionin Policor të Fushë-Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!