×
  • Lajme
  • Lajme

    Një grua në Gjilan mbeti shtatzënë pas dhunimit

    Reporteri
    26 Tetor 2022 | 9:16

    Një rast i dhunimit është raportuar të martën në Gjilan.

    Viktima e dhunuar, sipas Policisë, pas kontrollit mjekësor ka rezultuar se është shtatzënë.

    “Në konsultim me prokurorin, rasti është kualifikuar si ‘Dhunim’ dhe njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.

    Raste të shumta të dhunimeve dhe sulmeve seksuale janë raportuar ditëve të fundit në Kosovë.

    Një rast i ngjashëm ishte dje në Istog ku një e mitur u raportua se ishte dhunuar seksualisht nga i dyshuari, xhaxhai i saj. /Reporteri.net

    Ngjarje e rëndë në Istog: Xhaxhai dyshohet se e dhunoi mbesën e tij të mitur, Prokuroria jep detaje

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!