×
  • Lajme
  • Lajme

    Një i burgosur tenton të arratiset nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë

    Reporteri
    06 Gusht 2020 | 14:43

    Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se sot rreth orës 12:00, i burgosuri H.SH ka tentuar të arratiset nga Qendra Korrektuese Smrekonicë.


    “Gjatë tentimit, i burgosuri kishte kaluar edhe perimetrin e sigurisë së jashtme, mirëpo intervenimi i stafit ka qen i menjëhershëm, me ç ‘rast ka arritur ta parandaloi arratisjen.I dënuari është veçuar deri në dëgjimin disiplinor, ndërsa është bërë komplet raporti i ngjarjes dhe incidentit”, thuhet në njoftimin për media.

    H. SH , është i dënuar me një vit e gjashtë muaj për veprën penale; ndihmë në grabitje.

    Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes mekanizmave të sigurisë do të vazhdoj të mbetet i përkushtuar çdoherë në kryerjen e detyrave dhe nuk do të lejoi në asnjë mënyrë cenimin e institucioneve korrektuese me veprime të tilla. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!