×
  • Lajme
  • Lajme

    Një i mitur plagoset me mjet të mprehtë, policia jep detaje

    Reporteri
    25 Tetor 2022 | 20:16

    Një i mitur është plagosur me një mjet të mprehtë orëve të së mbrëmjes në Prishtinë.

    Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “12 Qershori” në kryeqytet, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i tha redaksisë së Reporteri.net se i dyshuari është identifikuar dhe arrestuar nga policia derisa i mituri është dërguar në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

    “Rreth orës 18:45, kemi pranuar informatën për një person të lënduar. Viktima, i mitur, dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe i njejtit është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “12 Qershori” në Prishtinë. I dyshuari i rastit është identifikuar dhe është arrestuar nga ana e policisë. Aktualisht policia po vazhdon trajtimin e rastit në koordinim me prokurorin e shtetit”, tha Borovci. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!