×
  • Lajme
  • Lajme

    Një i vdekur dhe 103 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit

    Reporteri
    13 Maj 2021 | 15:02

    Një pacient i infektuar me coronavirus ka humbur jetën në 24 orët e fundit, teksa janë konfirmuar edhe raste të reja pozitive.


    Në raportin 24 orësh të gjendjes me COVID-19, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se të martën janë shëruar pacientë, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

    248 TË SHËRUAR DHE 103 RASTE ME COVID-19!

    Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.100 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 103 raste pozitive.

    Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Prizren 1 rast (65 vjeç).

    Numri total i rasteve pozitive është 106.754 raste nga 561.637 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.218 raste të vdekjes.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 248 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 98.787 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.749.

    Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 20 raste, Prizren 12 raste, Ferizaj 9 raste, Gjakovë 9 raste, Drenas 6 raste, Viti 6 raste, Vushtrri 6 raste, Lipjan 5 raste, Fushë-Kosovë 4 raste, Malishevë 4 raste, Mitrovicë 3 raste, Obiliq 3 raste, Pejë 3 raste, Deçan 2 raste, Gjilan 2 raste, Istog 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kaçanik, Klinë, Podujevë dhe Skenderaj.

    Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën!

    Respektoni distancën!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!