×
  • Lajme
  • Lajme

    Një kirurg arrestohet për fajde në Gjilan

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 16:38

    Njw mjek kirurg, me inicialet L.K, është arrestuar të enjten në Gjilan nën dyshimet për përfshirje në veprën penale të fajdesë.


    I dyshuari punon në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

    Ai dyshohet se ka dhënë para me fajde në vlerë prej 75 mijë euro duke kërkuar më pas kamatë prej 30 për qind.

    Njoftimin e ka dhënë e ka bërë të ditur të enjten Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Gjilan.

    I dyshuari L.K. është ndaluar për 48 orë.

    “Ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuara ka dhënë para me fajde, në vlerë prej 75 mijë euro, me qëllim që pastaj t’i kërkonte me kamatë prej 30 për qind nga i dëmtuar E.I. Vlera e përgjithshme sipas marrëveshjes që i dëmtuari kishte për t’ia kthyer të dyshuar, ishte 97 mijë e 500 euro”, thuhet në njoftim.

    Është bastisur shtëpia e të dyshuarit, ku janë gjetur shënime në formë të marrëveshjes lidhur me kthimin e borxhit dhe dëshmi që ndërlidhen me çështjen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!