×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj paraburgim për dy zyrtarët korrektues të cilëve iu iku nga duart i paraburgosuri

    Reporteri
    25 Maj 2019 | 18:30

    Shërbimi Korrektues i Kosovës ditën e djeshme ka bërë të ditur se ka suspenduar dy zyrtarë korrektues që ishin në punë në kohën kur në Klinikën e Ortopedike është arratisur i paraburgosuri Adhurim Krasniqi, shkruan Reporteri.net


    E për këtë rast Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve R.Z dhe F.SH për shkak të veprës penale Lirimi i kundërligjshëm i personave të privuar nga liria nga neni 399 të Kodit Penal Republikës së Kosovës.

    Gjykata ka marr aktvendim ndaj të pandehurve R.Z dhe F.SH duke iu caktuar masa e paraburgimit prej datës 24.05.2019 deri me datë 23.06.2019.

    Personi që iku nga spitali, ishte i dyshuar për plagosjen e menaxherit të On Records, Met Elshani.

    Ndërkaq mësohet se para arratisjes së A.K., gardianëve që ishin duke u kujdesur për të, i është shërbyer pije, nga e cila dyshohet se i ka vënë në gjumë, duke i mundësia arratisjen, shkruan Reporteri.net

    Gjykata ka vlerësuar se ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit për të pandehurit R.Z dhe F.SH, konform dispozitës se nenit 187 par. 1 pika 1.2.2, të KPPRK-së, mbështetet në faktin se procedura penale është në fazën fillestare dhe ekziston rreziku që të pandehurit do t’i asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë apo edhe të falsifikojnë provat e veprës penale.

    Po ashtu Gjykata ka konstatuar se të pandehurit po të lihen në liri apo nëse ju caktohet ndonjë masë tjetër më e butë, të njëjtit mund të ndikojnë në dëshmitarë apo edhe në bashkë kryes. Gjykata ka konstatuar se është përmbushur edhe kriteri nga neni 187 par. 1 pika 1.2.3, të KPPRK-së.

    Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit R.Z dhe F.SH, në cilësinë e zyrtarëve korrektues në Shërbimin Korrektues të Kosovës kanë keqpërdorur pozitën apo autoritetin e tyre zyrtar.

    Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!